KONFIRMOHEN GARUESIT PËR FILMIN MË TË MIRË TË HUAJ NË OSCAR

Nëntë filma do të garojnë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në Oscar, përfshirë këtu të nominuarit për Golden Globe, “Toni Erdmann” nga Gjermania dhe “The Salesman” nga Irani. Numri i filmave do të reduktohet në pesë kur të konfirmohet lista përfundimtare e nominimeve nga ‘Academy Award’ më 24 janar, raporton BBC.

Lista e plotë e filmave të nominuar në këtë kategori janë:

A Man Called Ove – Suedi

It’s Only the End of the World – Kanada

Land of Mine – Danimarkë

My Life as a Zucchini – Zvicër

Paradise – Rusi

Tanna – Australi

The King’s Choice – Norvegji

The Salesman – Iran

Toni Erdmann – Gjermani

Ndarja e çmimeve Oscar do të bëhet më 26 shkurt në “Dolby Theatre” në Hollywood, me Jimmy Kimmel udhëheqës i saj.