Konfirmohet: Bayerni në verë largon dy yje

 

Dyshja e Bayern Munich, Renato Sanchez dhe Douglas Costa mund të largohen nga ‘Alianz Arena’ gjatë kësaj verë.

Mediat gjermane raportojnë se ‘Bavarezët’ janë të gatshëm t’i shqyrtojnë ofertat e mundeshme për Sanchezin dhe Costan.

Bayern Munich pak ditë më parë festojë titullin e kampionit në Gjermani, por dy futbollistët në fjalë nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë në sezonin që tashmë e kemi lënë prapa.

Sanchez dhe Costa janë duke u monitoruar nga disa klube evropiane, dhe duket se ardhmja e tyre do të jetë larg gjigantit gjerman.