Konfirmohet: Ky është lajmi i keq për Barcelonën

Konfirmohet: Ky është lajmi i keq për Barcelonën

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se Alex Vidal do ta humbas gjithë sezonin e mbetur pas lëndimit të kycit të këmbës.

Vidal u largua në minutën e 87-të në fitoren e thellë të katalunasve kundër Alavesit, pas një ndërhyrje të ashpër nga Hernandez i cili ia theu këmbën spanjollit, transmeton IndeksOnline

Në një postim në rrjetet sociale, Barcelona ka konfirmuar se mesfushori,do të mungoj afro pesë muajsh. Ndërsa, Enrique këtë ndërhyrje e ka quajtur një turp të madh

“Ne dinim me fillim se ai nuk e ka lënduar vetën. Është turp. Shpresoj se ai të bëhet mirë dhe të shërohet sa më shpejtë”, ka thënë Enrique.

Ekipi nga Katalunia, do të ketë probleme në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit, ku përveç Luis Suarez dhe Sergio Roberto të cilët janë të suspenduar, tani iu shtohet edhe Alex Vidal.