Konfirmohet vrasja e një qytetari të Kosovës në Siri

 

Policia e Kosovës konfirmoi se posedon informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, i cili është nga Mitrovica.

“…mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha zëdhënësi, Baki Kelani.

Në raportimet e para, përfshirë edhe mediat lokale, thuhet se personi i vrarë është me inicialet S.D. (emër i njohur për redaksinë).

Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj.

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon./REL/