Konfirmon Al-Assad: Terroristët po fshihen në mesin e refugjatëve

Presidenti sirian, Bachar Al-Assad konfirmoi se terroristët po fshihen edhe në mesin e miliona refugjatëve që po i largohen vatrave të luftës në shtetin e tyre.

I pyetur nga Yahoo News në lidhje me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, sipas të cilit ekstremistët po fshihen edhe në mesin e refugjatëve, Assad mbështeti citimet e tij, duke konfirmuar se ”ju mund ta konfirmoni këtë fakt në internet”.

«Këta terroristë në Siri, që zotërojnë armë zjarri apo vrasin njerëz, janë refugjatë paqësorë në Evropë apo në Perëndim », shtoi ai.

Ai nuk saktësoi përqindjen e terroristeve në mesin e rreth 4,8 millionë refugjatëve sirianë.

”Ju nuk keni nevojë për një numër të konsiderueshëm për kryerjen e akteve mizore, pohoi ai.