Konflikti – OBSH: 338 të vrarë në Aleppo në javët e fundit, 106 janë fëmijë


Vetëm në javët e fundit gjatë luftimeve në Aleppo në Siri janë vrarë 338 persona duke përfshirë 106 fëmijë. Po ashtu kanë mbetur të plagosur 846 persona, prej tyre 2016 fëmijë. Shifrat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan CNN.

“Ne po kërkojmë të ndalojmë vrasjet, të ndalojmë sulmet mbi qëndrat e kujdesit shëndetësor”, tha në një reagim kreu i menazhimit të rrezikut të emegjencave humanitare gjatë një konference të OKB në Gjenevë.

Konsiderohet se më se 300 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin në Siri, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.