Konkurrentja nga Franca fiton “Miss Universe” (Foto)

Konkurrentja nga Franca fiton "Miss Universe" (Foto)

Mbrëmë në Filipine është mbajtur eventi i madh i bukurisë ‘Miss Universe’.

Miss Universe ka kurorëzuar më të bukurën e këtij kompeticioni. Ajo është përfaqësuesja e Francës Iris Mittenaere.

Në vendin e dytë në këtë garë u radhitën Miss Haiti dhe Miss Kolumbia, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në top finale ishin përfaqësueset e shteteve siç janë: Kenia, Indonesia, Mexico, Peru, Panama, Kolombia, Filipine, Kanada, Brazil, Franca, Haiti, Tailanda dhe SHBA.

Përfaqësueset shqiptare, sa duket nuk u vlerësuan sa duhet në këtë garë. Camila Bazarra nga Kosova dhe Lindita Idrizi nga Shqipëria, nuk arritën që të futeshin as në rrethin e ngushtë të kësaj gare./Indeksonline/