Konviktet në Maqedoni do të kenë makinë për larje dhe tharje te rrobave

Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski me një postim në Facebook ka njoftuar studentët se në konviktet e tyre do të ketë makina për larje dhe tharje të robave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Dua të ju njoftoj se prej tani konviktet e studentëve do të kenë edhe makina për larjen dhe tharjen e teshave. Ky është një prioritet i yni dhe për këtë kemi investuar 5 milion euro për të siguruar 50 makina të cilat do të ju’a lehtësojnë jetën studentore studentëve në konviktet e Shkupit”

Deri më tani studentët është dashur që teshat e tyre ti lajnë dhe thajnë vetëm kur ata shkonin nëpër shtëpitë e tyre.