Kosova asnjë helikopter, Serbia e para në rajon

Derisa në Kosovë ende po diskutohet për kohën se kur shteti ynë do ta pajiset me helikopterin e parë, vendet fqinje tashmë kanë një numër të konsiderueshëm të helikopterëve.

Derisa Serbia është e “forta” e rajonit, më 61 helikopterë, pas saj radhitet Maqedonia, e cila posedon 24 helikopterë, për të vazhduar më pastaj me Shqipërinë e cila i ka 22 helikopterë. Pastaj në radhë është Malin e Zi, shtet i cili ka gjithsej 20 helikopterë.

Shqipëria

Sipas faqes së specializuar për forcat ajrore – AirHeadFly, Shqipëria ka në dispozicion 22 helikopterë, që kryesisht i përdor për misione të kërkim – shpëtimit dhe misione të tjera jo luftarake.

Helikopterët më të vlefshëm që i posedon Armata shqiptare, janë të tipit Couger. Gjithsej shteti shqiptar disponon me 4 helikopterë të tipit Couger AS532AL, transmeton RTV Dukagjini.

Një helikopter i tillë vlerësohet rreth 15 milionë euro, derisa ai mund të bartë 23 persona.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në dispozicion 8 helikopterë të lehtë të prodhimit gjerman BO 105, si dhe 8 helikopterë të prodhimit Amerika – Agusto Bell, tre prej tyre të serisë 205 si dhe pesë të tjerët janë të serisë 206.

Shteti shqiptar ka në dispozicion edhe një helikopter të tipit Agustaëetland A109, një helikopter të tipit VIP, të Airbus Helicopters EC 145.

Regjimenti i helikopterëve në Shqipëri është formuar në vitin 1967, ku aso kohe kjo armatë posedonte 36 helikopterë, ndërsa baza kryesore është ajo e Farkës. Ushtria shqiptare po punon që në vitin 2018 të vë në dispozicion të NATO-s edhe dy helikopter, që do të përdoreshin edhe për intervenime luftarake.

Maqedonia

Sipas të dhënave të ueb-faqes së Ushtrisë të Maqedonisë, të dhëna të përditësuara në vitin 2012, ky shtet ka gjithsej 24 helikopterë, prej të cilëve një ishte rrëzuar në vitin 2008.

Më 1994, Maqedonia u pati pajisur me 4 helikopterë të tipit MI 17. Derisa në vitin 2001, fqinji jugor bleu edhe 10 helikopterë të tpit MI-24.

Policia maqedonas, po ashtu, ka helikopterë të veçantë që përdoren për operacione të shpëtimit, kërkimit si dhe reagime në rast të konflikteve. Por, nuk ka të dhëna sa është numri i saktë i tyre.

Serbia

Shteti i Serbisë është më i “fuqishmi” ndër shtetet e rajonit me të cilat kufizohert Kosova, sa i përket forcës ushtarake ajrore. Vetëm ushtria serbe, ka në dispozicion 61 helikopterë të njohur si Gazela, nëpër bazat ajrore në Nish, Batajnicë dhe Ladjevicë, transmeton RTV Dukagjini.

Këta helikopter, ushtria i përdorë edhe për shpëtim, zbulim, por edhe për luftë. Megjithatë, vet ushtria, ka edhe helikopterë transportues në dispozicion, prej tyre ka të tipit MI 17 dhe MI 8 prodhim rus. Derisa vitin e kaluar ka blerë nga Rusia edhe dy helikopterë të llojit MI 17 V5.

Edhe policia serbe ka një numër të konsiderueshëm të helikopterëve, por nuk është bërë i ditur sa janë ata. Kjo njësi e helikopterëve, sipas ueb-faqes zyrtare të policisë serbe, ka në dispozicion helikopterë të vegjël që mund të bartin 4 pasagjerë si dhe helikopterë që njihen si të mesëm, që kanë kapacitet të bartin deri në 12 pasagjerë.

Serbia me 29 dhjetor të vitit të kaluar, ka arritur marrëveshje me “Airbus Helikopter”, që të pajiset edhe me 9 helikopterë tjerë, prodhim i kësaj kompanie.

Mali i Zi
Pas ndarjes nga Serbia, Mali i Zi, ndau edhe asetet ushtarake. Gjatë kësaj kohe, Mali i Zi, sipas burimeve jo zyrtare mori pesë helikopterë transportues të tipit MI-8, 15 helikopterë të lehtë të llojit Gazela.

Policia malazeze ka në dispozicion helikopterë jo-luftarak, që kryesisht përdoren për kërkim dhe shpëtim. Këta helikopter janë të tipit 40-HCC si dhe 40HK, derisa nuk ka informacione për numrin e tyre.

Gjithashtu, derisa Kosova po bën plane blerjen e helikopterëve të parë, shtetet fqinje kanë edhe aeroplanë, brenda forcave ajrore të tyre. /RTV Dukagjini