Kosova e Shqipëria as në top 16-ën e ‘Miss Universe’ (FOTO)

Mbrëmë pas mesnate është mbajtur ‘Miss Universe’, prej ku doli fituese përfaqësuesja e Francës.

Kosova dhe Shqipëria për dallim që kishin dy përfaqësuese mjaft simpatike nuk ia dolën mbanë, shkruan GazetaBlic.

Madje këto dy përfaqësuese nuk arritën të futen as në top 16-ën e femrave më të bukura në botë.

Kujtojmë se për Kosovën përfaqësuese ishte Camila Barraza, ndërsa për Shqipërinë ishte Lindita Idrizi.

Që të dy vajzat kishin një përformancë shumë të mirë, dhe me të gjithë mundësitë që kishin, u munduan që denjësisht të përfaqësojnë shtetin e tyre./GazetaBlic.com