“Kosova është vend i shenjtë serb”, ja si ia kthejnë reston Le Pen shqiptarët në Francë

 

Telegrafi serb shkruan se mbi 260.000 shqiptarë kanë votuar për Emmanuel Macron.

Presheva jonë, dje kishte botuar një artikull ku kishte theksuar deklratat e Le Pen gjatë fushatës se vendimi për ta shpallur Kosovën shtet ishte i padrejtë.

Madje ajo kishte paralajmëruar edhe tërheqjen e njohjes për Kosovën, nëse do t’i fitonte zgjedhjet.

“Kosova është një vend i shenjtë serbë. Ndaj Serbisë janë bërë shumë padrejtësi dhe Evropa është e obliguar për t’i rregulluar ato”, kishte deklaruar Le Pen.


Kandidatja franceze, ka humbur me rezultat të thellë zgjedhjet, pasi atje triumfoi Emmanuel Macron me mbi 60% të votave.