Kosova me kod te ri telefonik

“Kosova tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj, që është 383, i cili do të alokohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve. ITU-ja do t’ia alokojë Kosovës kodin telefonik 383 më 15 dhjetor 2016”.

“Shteti ynë do ta ketë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera dhe do të ketë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash ( 381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi”, ka deklaruar ministrja Tahiri.

Sipas një komunikate për media lëshuar nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, thuhet se Republikës së Kosovës do t’i caktohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) kodi shtetëror telefonik +383, i cili do të administrohet nga ARKEP-i, dhe institucionet e Kosovës do të kenë përgjegjësinë për implementimin e tij.