Kosova nuk ka bërë mjaft për minoritetet, thotë O’Connell

Numri një i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shprehur bindjen se Kosova nuk ka bërë mjaft në integrimin e komuniteteve.

Në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV, O’Connell tha se gjendja e komuniteteve, si ai ashkali, është shumë e vështir dhe se duhet të krijohen hapësira ekonomike.

“Përfshirja e komuniteteve është shumë e rëndësishme. Por, mos të mendohet që e vetmja kërkesë është largimi i një treni, një muri ose diçka e tillë. Duhet të krijohet hapësirë ekonomike. A ka bërë Kosova mjaft për të integruar njerëz? Nuk mund të them se po. Mos të flasim vetëm për komunistin serb, por p.sh. komunitetit ashkali në Fushë Kosovë është në gjendje shumë të vështirë”, deklaroi O’Connell, përcjell Koha.net.

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë vazhdimisht se deri më tani ka ndërmarrë masat e nevojshme për t’u siguruar se personat që iu përkasin komuniteteve të kenë të drejta të barabarta.

Në Kosovë jetojnë komuniteti serb, turk, boshnjak, rom, shkali, egjiptas, goran, etj.