Kosova, Suedia dhe Mali i Zi në “luftë” për këtë super talent

 

Sead Hakshabanoviq (Hakaj) sapo ka mbushur 18 vjet dhe llogaritet talent i madh i futbollit. Ai po luan me sukses te Halmstadi në kampionatin e Suedisë dhe në 10 ndeshjet e para të edicionit ishte titullar, shkruan sot Koha Ditore.

Është zëvendësuar vetëm në të parën ndeshje, ndërsa ka dy gola. E ardhmja e tij në nivel klubesh parashikohet e sigurt te ndonjë klub i madh evropian. Por Hakshabanoviq pos për klubin shpejt duhet të vendosë edhe për të ardhmen në përfaqësuese.

Ai aktualisht luan për të rinjtë e Suedisë, por kjo nuk nënkupton automatikisht se edhe në nivelin senior do të përfaqësojë Suedinë. Të hënën është raportuar se Hakshabanoviq do të ftohet nga Mali i Zi, prej të cilit shtet ka prejardhje. Por mesfushori ka rrënjë edhe në Kosovë dhe mund të zgjedhë edhe Kosovën për të përfaqësuar.