Kosovarët drejt Shqipërisë e Ulqinit, kolona të gjata në kufi (Foto)

Kolona të gjata janë krijuar në kufirin Kosovë-Shqipëri, kjo për arsye se një numër i madh i kosovarëve kanë planifikuar të kalojnë vikendin në Shqipëri e Ulqin.

Fluksi i madh i qytetarëve në kufirin ka krijuar kolona deri në 4 kilometra, raporton lajmi.net.

Gjatë gjithë verës ka pasur pritje te gjata në kufijt e Kosovës me shtetet fqinjë, ndërsa qytetarët janë ankuar për procedurat e komplikuara në kufij që gjë po i bezdisin ata.