Kosovari vret me thikë e sëpatë gruan 2 muaj pas martese

Një burrë 36 vjeçar nga Kosova ka vrarë të dielën në mënyrë brutale, duke e goditur me thikë dhe me sëpatë bashkëshorten e tij 27 vjeçe, po ashtu kosovare, në banesën e përbashkët të çiftit. Gjyqtari hetues e ka dërguar dosjen në prokurori, duke e cilësuar si vrasje të rëndë, shkruan rundschau.de.

Pas aktit kriminel të kryer, vetë 36 vjeçari e ka alarmuar policinë dhe ndihmën e shpejtë. Por, mjeku i urgjencës i ardhur në vendin e ngjarjes, ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e gruas së re, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq burri gjatë marrjes në pyetje ka pranuar veprën.

Çifti nga Kosova po jetonte kohëve të fundit në Gjermani ndërsa kohë më parë ishin kthyer për ca kohë në Kosovë. Ata ishin martuar në muajin gusht të këtij viti dhe kishin ardhur në Siegburg. Por, lidhja e tyre ishte e ngarkuar me shumë probleme, përcjell albinfo.ch.

Sherri që kishte ndodhur të dielën nuk ishte i pari në mes tyre por ky kishte përshkallëzuar dhe kishte marrë fund me vrasjen në mënyrë brutale të gruas.