Kosovë zbulohen 28 prostituta shqiptare

Kosovë zbulohen 28 prostituta shqiptare, arrestohen 3 tutorët

Policia e Kosovës ka kryer tri operacione blic në tri rajone të vendit dhe ka zbuluar 28 femra shqiptare pa leje qendrimi dhe pa kontrata pune, 4 femra kosovare dhe ka arrestuar 3 meshkuj për trafik qeniesh njerëzore.

Policia e Kosovës njoftoi se me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë ka kontrolluar rajonin e Pejës me datë 22.09.2016, në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë, sanitarë, të ambientit, të tregut etj,  dhe në 4 lokale ka gjetur parregullsi si në dokumentacionet e nevojshme po ashtu edhe në aspektin sanitar. Përveq shqiptimit të gjobave nga inspektorët kompetent janë sekuestruar përkohësisht si prova materiale edhe tre telefona dhe një diviar i kamerave.

Operacioni i dytë u zhvillua në Prizren nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz dhe i udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për krime të rënda në Prizren. Në bashkëpunim edhe me autoritetet policore shqiptare është arritur të grumbullohen prova dhe nën dyshimin për veprën penale “Trafikim me njerëz” është arrestuar i dyshuari S.Q. shtetas i Shqipërisë. Ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Operacioni i tretë u zhvillua në Gjilan, ku Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale L.K. (1996) dhe F.Q. (1957), shtetas të Republikës së Kosovës, me dyshimin për kryerje të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.

Me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit, e cila është trajtuar në bazë të procedurave standarede të veprimit të parapara për viktimat e trafikimit. Me aktvendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedim të mëtejm ligjor.