Kostumi origjinal tradicional i Nënë Terezës u ekspozua për herë të parë

img_0590Kostumi i Nene Terezes i ekspozuar per here te pare per publikun ne Muzeun Historik Kombetar, pjese e fondeve te Institutit te Antropologjise dhe Studimit te Artit, e dokumentuar dhe regjistruar ne Regjistrin Kombetar te Pasurive Kulturore ne QKIPK. Ne kuadrin e zhvillimit te aktiviteteve per diten e lumturimit te Nene Terezes, Instituti i Antropologjise Kulturore dhe Studimit te Artit, Bashkia e Tiranes dhe Agjencia per Zhvillim Rajonal 2 , hapi ekspoziten nje ditore: “Trashegimi kulturore nga vendi i Nene Terezes”, me kuratore: Prof. dr. Aferdita Onuzi.
Ne ekspozite u paraqiten objekte nga trashegimia kulturore e dy qendrave me te zhvilluara politike-ekonomike-tregtare dhe kulturore shqiptare te shek XIX dhe fillimi i shek XX; Shkodres- vendlindja e babait te Nene Terezes dhe Prizrenit- vendlindja e nenes se Nene Terezes./antpress