Kremlini: Fitorja e Trump shpëtoi botën nga Lufta e Tretë

Zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-së mund të ketë parandaluar Luftën e Tretë Botërore, tha një zyrtar i lartë i Kremlinit.

Fitorja e Republikanit u përshëndet nga Moska ditën e djeshme, me presidentin rus, Vladimir Putin që njihet për neverinë që kishte ndaj Hillary Clinton.

Marrëdhëniet midisi dy superfuqive kanë qenë të ftohta gjatë administrimit të Obamës, dhe gjatë fushatës së tij, Trump premtoi se nëse zgjidhej president do të përmirësonte marrëdhëniet me Moskën.

Kryeministri rus dje foli për shpresën e tij se tensionet me Amerikën tani mund të liheshin pas.

Këshilltari i tij Sergei Glazyev e përshkroi Clinton si simbol të luftës.

Ai tha për reporterët se: “Amerikanët kishin dy zgjedhje – paqen ose Luftën e Tretë Botërore”.

“Clinton ishte simbol i luftës, dhe Trump ka një mundësi të ndryshojë kursin e historisë”./oranews