Kremlini pa komente për shefin e hetimeve për përzierjen ruse në zgjedhje

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, të enjten refuzoi të komentojë emërimin e ish-shefit të FBI-së Robert Miler për këshilltar special në mbikëqyrjen e hetimeve federale për pohimet në lidhje me koordinimin ndërmjet Rusisë dhe kampanjës parazgjedhore të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump gjatë vitit 2016.

“Nuk ka çfarë të komentohet. Kjo është çështje e brendshme e SHBA-ve”, ka thënë Peskov, transmeton Reuters.