Kremlini: Putin dhe Trump shumë të ngjashëm

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Vladimir Putin “shpreson vërtetë” të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani që Donald Trump u zgjodh President i SHBA-së.

Petkov, që dha një intervistë për Associated Press, i përshkroi Trump-in dhe Putin si “dy persona të ngjashëm”  në mënyrën se si e shohin botën.

“Rusia, – shtoi ai – po shpreson në marrëdhënie të mira në një nivel personal”.

Megjithatë Petkov tha se do të duhet kohë për të përmirësuar marrëdhënien që sidomos kohët e fundit ka qenë shumë e ftohtë, dhe në pikat më të ulëta prej dekadash.

Dyshimet mbi marrëdhënien e Trump dhe qeverinë e Putin e shoqëruan atë gjatë gjithë fushatës presidenciale.

Peskov tha se disa ekspertë rusë ishin në kontakt me disa anëtarë të stafit të Trump gjatë fushatës së tij, por mohoi se qeveria ruse apo agjencitë e sigurisë kishin të bënin me sulmet kibernetike ndaj Partisë Demokratike.