Kreshnik Spahiu braktis Shqipërinë! (FOTO)

Zhgënjimi i Kreshnik Spahiut, paska qenë me të vërtetë i thellë. Vetëm një javë pasi dha dorëheqjen nga politika, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, është larguar nga Shqipëria.

Kreshnik Spahiu është fotografuar ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”  duke u larguar nga vendi ynë në drejtim të Milanos.

Në fakt, nuk dihet nëse largimi i tij është për pushime, apo i përhershëm, por me shumë gjasa është një shkëputje nga Shqipëria e motivuar nga shkëputja nga skena politike, pas goditjes që mori nga Lulzim Basha, i cili e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë.