Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për koalicion me VMRO DPMNE-në

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për koalicion me VMRO DPMNE-në.

“Jemi ende duke i analizuar pikat për të cilat debatojmë që dje. Do t’i analizojmë të gjitha me qëllim që të sjellim një vendim konstruktiv”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkohë mandatari Nikolla Gruevski ka afat deri në orën 24 që Presidentit të shtetit t’i prezantojë përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.

Ndërkohë që mediat po raportojnë se kreu i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është dorëzuar duke pranuar platformën shqiptare, ku ndër to përfshihet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.

Po ashtu 8 ministri, një prej të cilave Ministria e Brendshme, do t’i shkojnë BDI-së, e cila do të marrë gjithashtu për herë të parë edhe postin e kreut të Kuvendit.