Kreu i partisë britanike shtyp me makinë kameramanin e BBC

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, pasi makina më të cilën po udhëtonte kryetari i partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn, ka përplasur një nga kameramanët e “BBC”-së.

Sipas medieve, mësohet se kameramani është aksidentuar dhe se makina i ka shtypur njerën këmbë dhe se mendohet se mbi të kanë kaluar të dyja rrotat e makinës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një tubim të partisë britanike, shkruan “The Independent”.

Kameramani është dërguar në spital por besohet se nuk ka pësuar thyerje, ndërsa pas incidentit, Corbyn ka anuluar fushatës zgjedhore që kishte planifikuar të mbante.