Krim në Viti: Babai dyshohet se ka vrarë foshnjën, vdes edhe nëna

Një person është arrestuar si i dyshuar se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur (e gjinisë femërore duke e hedhur në një përroskë-në ujë afër shtëpisë), bën të ditur policia.

Bëhet e ditur se foshnjën ia kishte lënë në përkujdesje bashkëshortja e tij (nëna e foshnjës), e cila për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore kishte shkuar në QKMF-Viti për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës-foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Çifti raportohet se janë shtetas të Maqedonisë.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë./KosovaPres