Krisje mes Albanit dhe Miriamit? Flet babai i këngëtares

Pak ditë më parë këngëtarja Miriam Cani ka festuar ditëlindjen. Mirëpo partneri i saj Alban Skënderaj nuk e ka uruar atë me një dedikim publikisht siç edhe ka bërë vitet e tjera. Po ashtu edhe Mirjam Cani në një postim në facebook ka uruar vetëm miqtë dhe nuk e ka përmenduar Albanin. Kaq ka mjaftuar që mediat të gëlojnë në thashetheme duke shkruajtur për një krizë mes çiftit.

Por babai i këngëtares, duket se nuk e ka duruar dot diçka të tillë, ai ka komentuar në një nga lajmet e publikuara nga portalet on line. Agim Cani ka shkruar: “Jetojnë bashkë, gëzojnë bashkë , duhen bashkë, hallet e tyre i qajnë të tjerët,”-shkruan babai i këngëtares. Ndërkohë pas ditëlindjes Miriam ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën falenderon miqtë dhe ndjekësit për urimet që ka marrë./Opinion.al