Krisma në qendër të Gostivarit

Tani për tani person i panjohur ka shtënë disa herë me pistoletë në qendër të Gostivarit, në afërsi të parkut të vogël.

Rasti është konfirmuar nga policia, por detajet nuk dihen ende, njofton TetovaSot.

Sipas informatave paraprake nga zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski të shtënat janë denoncuar në Stacionin Policor në Gostivar në orën 16:20 që në vendin e ngjarjes janë dërguar menjëherë ekipi i policisë.

Gjatë inspektimit kanë gjetur disa fishekë të qëlluara nga armë zjarri.

Tani për tani nuk raporte për të lënduar nga ky incident, por se policia po heton rastin dhe zbardhjen e plotë të incidentit.