Kristofer Hill: Ballkani, proces i papërfunduar

Ambasadori Kristofer Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri pas 45 vjet izolimi të diktaturës komuniste. Ai ndodhet në Shqipëri me rastin e ceremonisë së 25 vjetorit të rikthimit të personalit të ambasadës amerikane në godinën që kishte shërbyer si seli diplomatike në vitet 1930 Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ambasadori Hill kujton kohët e shërbimit të tij në Shqipërinë e porsadalë nga diktatura, ndërsa duke folur për zhvillimet në Ballkan thotë se “është një process ende papërfunduar”.