Kroacia në flakë, 1 i vdekur, digjen 4.500 ha pyje me pisha

Si pasojë e një zjarri masiv të rënë në Spilit të Kroacisë, një person ka humbur jetën, ndërsa 16 persona janë dërguar menjëherë në spital për shkak të djegieve ose problemeve në frymëmarrje. Gjithashtu, 4.500 hektarë pyje janë djegur, gjë që përbën një dëm të konsiderueshëm edhe në aspektin natyror. Në operacionet për neutralizimin e situatës janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, ushtria, qytetarët e thjeshtë si dhe mjetet flurutuese që kanë ndërhyrë në terrenet e vështira.

Një zjarr masiv përfshiu rrethinat e qytetit të Spilitit në Koaci gjatë dy ditëve të fundit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në njerëz por edhe në aspektin mjedisor.

Një person ka humbur jetën, ndërsa 16 persona u dërguan menjëherë në spitale për shkak të djegieve ose problemeve në rrugët e frymëmarrjes.

Ekspertët përllogaritën gjithashtu se jenë djegur rreth 4.500 hektare me pisha. Gjithçka nisi si pasojë e një vatre të vogël që u dallua fillimisht mëngjesin e së hënës, por që u përhap me shpejtësi për shkak të erës si dhe të terrenit të vështirë, i cili e vështirëson së tepërmi betejën me flakët.

Në aksionin për neutralizimin e situatës u përfshinë forcat zjarrikëse, ato të armatosura, qytetarë të thjeshtë si dhe u angazhuan mjete të shumta fluturuese.

Zjarri ka qënë një prej më masivëve të regjistruar në kohët e fundit, ndërsa janë mundur të dallohen edhe nga satelitët e NASA-s në hapësirë.

Megjitahtë, ekspertët shprehen se fatmirësisht, falë një kundërpërgjigjeje të shpejtë flakët nuk depërtuan tek qytetarët, nga mund të kërcënonin seriozisht jetët dhe banesat e mijëra prej tyre.

Tashmë situata është neutralizuar në shumicën dërmuese të zonave të prekura, por ka ende disa vatra që duhet të shuhen.

Autoritetet kanë deklaruar se këto zona nuk duhet të nënvlerësohen, pasi mund të krijojnë katastrofa të tjera.

Me një situatë të vështirë është përballur së fundmi edhe Mali i Zi, por me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, gjithçka po shkon drejt normalizimit.