Kroacia, vendi më i ngrohtë në Evropë

Sipas matjeve, Kroacia sot në ora tetë ishte vendi më i ngrohtë në Evropë – në Dubrovnik gjatë kësaj kohe është matur temperatura prej 32 gradë Celsius, ndërsa në ishullin Lastovo 33 gradë.

Temperatura e detit e matur sot ishte 28 gradë Celsius, që është shumë më e lartë se sa mesatarja, transmeton televizioni rajonal N1.