Krokodilli e mbyt gazetarin e famshëm të “Financial Time”

Paul McClean (24 vjeç), gazetar në “Financial Times” ka ndërruar jetë të enjten, pasi u sulmua nga një krokodil në Sri Lanka. Bëhet e ditur se McClean kishte udhëtuar në këtë ishull për pushime me shokët e tij.Një dëshmitar i rastit, i cili ishte rreth 10 metra larg në atë kohë, tha se papritmas dëgjoi një peshkatar që bërtiste. Ai kishte vrapuar dhe një peshkatar i kishte thënë se një krokodil ka tërhequr një turist, shkruan The Washington Post.“Në minutat e fundit i pamë gishtat, u munduam ta gjejmë edhe trupin por s’e gjetëm”- thotë ky dëshmitar.

Pasi nuk arritën ta shpëtonin, ata thirrën autoritetet lokale. Ndërsa të premten në mëngjes u gjend trupi i gazetarit.Të premten në mëngjes, marina zbuloi një trup në lagunë, rreth 50 metra nga bregu. U identifikua si trupi McClean.