Kroos: Nuk do të transferohem kurrë te kjo skuadër

 

Toni Kroos do të mbetet te Real Madridi.

Mesfushori gjerman ka deklaruar që nuk e imagjinon që të kthehet te Bayern Munchen.

“Nuk e imagjinoj të kthehem te Bayerni. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Nuk ka asnjë mundësi që unë të luajë përsëri në Bundesligë. Ai është një kapitull i mbyllur për mua”, deklaroi Kroos, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kontrata me Realin më skadon në vitin 2022. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme, por qëllimi im është që të qëndrojë sa më gjatë te Reali”, shtoi Kroos.

Ai realizoi një ndër katër golat e Realit, në fitoren 4:1 ndaj Celta Vigos mbrëmë.