Kryemadhi tregon puthjen e parë me Metën: Kur shoqet bënin dashuri, unë dilja në miting

Personi i parë që i ka thënë të mbajë mbiemrin e saj, ka qenë pikërisht Ilir Meta. Monika Kryemadhi rrëfen se Meta e njohu karakterin e saj, dhe nuk ka dashur ta vë në pozitë duke e “detyruar” të marrë mbiemrin e tij.

Në një intervistë për emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, rrëfimi i parë në cilësinë e zëvendëskryetares të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonja Kryemadhi tregon njohjen me Ilir Metën.

Ilir Meta e ka thënë i pari kur më pyetën në gjende civile se çfarë mbiemri do mbaja, ma lehtësoi mua.

Unë kam hyrë në Partinë Socialiste 5 minuta para Metës, jemi takuar për herë të parë në zyrën e Musa Ulqinit në nëntor 1991 dhe atje kemi filluar angazhimin tonë për takimin kombëtar të FRESSH-it më 15 janar 1992, dhe që këtej kanë filluar në mënyrë natyrale, marrëdhëniet, përplasjet, grindjet, debatet, intrigat politike brenda një forumi rinor, derisa erdhi një moment që në janar të 1994 kurorëzuam puthjen e parë”.

Buzhala: Nëse për diçka i keni borxhe PS-së është njohja me Ilirin

Edhe PS më ka ca borxhe të tjera. Se në vend të bëja dashuri si gjithë moshataret e mia bëja mitingje “Lironi Fatos Nano”. Kështu që jemi të larë.

Kur Iliri bëri 45 vjetorin, një nga arsyet që Iliri e bëri ishte se i tha Gramoz Ruçit që ja kemi borxh PS-së një darkë të madhe. Dhe kjo ditëlindje ishte si një lloj respekti për ata socialistë që ishin udhëtarë në historikun tonë të atyre viteve në PS”, tregoi Kryemadhi për emisionin “Komiteti”, prodhim i Gazeta Express që transmetohet në RTV Dukagjini. /Gazeta Express/