Kryeministri kanadez shpërthen në lotë teksa flet me refugjatët sirianë (VIDEO)

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shpërthyer në lotë derisa ka biseduar me disa refugjatë nga Siria, të cilët ai iu uroi mirëseardhje në Kanada vetëm një vjet më parë.

”Me të ju parë sot këtu, thash me veten që nuk do të emocionohem për këtë, por natyrisht që është një moment i mrekullueshëm për mua” është shprehur Kryeministri Trudeau, gjatë këtij takimi, njofton Klan Kosova.

Është Vanig Garabedian dhe familja e tij të cilët arritën nga Aleppo në Kanada, në dhjetorin e vitit 2015.

Vanig me profesion është doktor sirian derisa ai shpreson se edhe në Kanada do të ushtrojë profesionin e tij.

Ndërkaq Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka thënë se takimi me ta përsëri ishte me të vërtetë emocionues dhe tejet prekës, njofton Klan Kosova.

Ai poashtu gjatë qëndrimit të tij përballë familjes refugjate në fjalë, ka thënë se me këtë rast ka kuptuar se cfarë reflekton për të mirë në Kanada.

Por Vanig dhe pasi ka kaluar një vjet që kur ka arritur në Kanada, ai çdo herë rikujton fjalët që Kryeministri Trudeau i kishte thënë kur ai kishte arritur nga Aleppo.

”Ti po e lë shtëpinë tënde dhe këtu po iu uroi mirëseardhje me dy fjalë ”Mirësevini në shtëpinë tuaj” i kishte thënë kryeministri kanadez një vjet më parë refugjatit sirian dhe familjes së tij të cilët kishin ikur nga gjendja e luftës në Aleppo për një jetë më të mirë në Kanada.

Me të dëgjuar këto fjalë nga kryeministri kanadez, Vanig thotë se nga ai moment ”jam krenar që qëndroj në këtë vend” njofton Klan Kosova.

”Por tani dhe pas një viti, unë ndihem edhe më shumë krenar që jam kanadez tashmë sikurse që jam ndjer gjithmonë krenar që jam një sirian” është shprehur Vanig në takimin e tij me Kryeministrin Trudeau.

Vetëm në vitin e kaluar më shumë se 35 mijë refugjatë sirianë kanë hyrë në Kanada.

Për më shumë ja dhe videoja e më poshtme tregon momentin emocional kur Kryeministri i Kanadasë fillon të qajë në takimin e tij me refugjatët sirianë.