KRYEMINISTRI KANADEZ ZBUTË DONALD TRUMPIN

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau u takua për herë të parë sot me presidentin e SHBA-sw, Donald Trump, duke u munduar të mbushin hapësirat në stilin dhe strategjinë mes dy udhëheqësve.

Kryeministri Trudeau dhe presidenti Trump u zotuan që do të punojnë së bashku për rritje të vendeve të punëve për të dy vendet.

Në një konferencë për media, dy vendet e tensionuara ndanë qëllime ekonomike dhe bashkëpunime internacionale, ata folën për qëllimet e përbashkëta dhe rëndësinë e ndërtimit mbi raportin tashmë shumë të fortë mes dy vendeve, raporton New York Times.

Lideri Kanadez tha se patën një diskutim të frytshëm në lidhje me migrimet. Ai tha se Kanada do mbajë të hapura dyert për refugjatët duke mos cenuar sigurinë e vendit.

Në anën tjetër Trump tha se Amerika është e hapur për të gjithë ata që e duan atë, por duhet pasur kujdes të mos lejohen brenda njerëzit e gabuar.

“Në fund të gjithë do jenë të lumtur”, tha Trump.

“Ne pohojmë rëndësinë e ndërtimit mbi këtë bazë ekzistuese shumë të fortë të tregtisë dhe investimeve dhe thellimit të mëtejshëm të lidhjes sonë, me qëllimin e përbashkët të fuqizimit të klasës së mesme,” tha Trudeau.

Dy liderët dhe Ivanka, bija e presidentit Trump, patën dhe një diskutim në tavolinë të rrumbullakët lidhje me gratë punëtore. Shtetet fqinje me njëri tjetrin kanë vendosur të krijojnë një task forcë të re të quajtur “Këshilli i Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë për Avancimin e Sipërmarresve Femra – Gra Lidere Biznesi”.

Kjo task forcë mund të ndihmojë në qetësimin e tensioneve për disa nga masat mbrojtëse që ka ngritë presidenti Trump që nga janari.

Në prezantim dhe retorikë, Trump dhe Trudeau janë shumë larg njëri me tjetrin, por kryeministri i është shmangur me kujdes kritikave direkte Trump-it dhe politikave të tij.