Kryeministri shqiptar: Po ose Jo?

Nga MUHAMED HALILI

Ndër muhabetet e ngrohta  afër mangallit në këtë dimër të acartë këto ditë ndër opinionistë e analistë (që I kemi me shumicë!) dhe midis popullit  të rëndomtë është tema e thyerjes së Kushtetutës nga ana e Gjorge Ivanov i cili për çastin e dhënë është presidenti i shtetit.

Në lidhje me formulimin kushtetues se presidenti ia jep mandagtin partisë ose  partive që kanë më shumë mandate në Kuvend kanë lindur shumë polemika dhe kontestime për thyerje të kushtetutës pse Gjorge Ivanov ia dha mandatin për formim të qeverisë Nikolla Gruevskit dhe jo dikujt tjetër?

Konsideroj se kryetari i shtetit nuk ka bërë ndonjë shkelje të rëndë të kushtetutës sepse ai ka vulë identifikimi përkatësinë partiake dhe nuk është personalitet autoritativ i cili mund të unifikojë udhëheqës të partive politike aq më tepër kur një parti shqiptare (BDI) së paku deklarativisht shprehet në opinion se nuk e njeh si president. Praktika e jonë e ndarjes së mandatit deri më tash nuk ka qenë krejt në frymën e kushtetutës por fakti që tolerues kemi qenë ne shqiptarët nuk ka sjellur trazira të mëdha politike dhe institucionale.

Duke kërkuar analogji me praktikën e vendeve tjera disa analistë (madje edhe politikanë!) shpeshëherë e përmendin Belgjikën si vend ku “lulëzon” barazia gjuhësore (duke e marrur për shembull Brukselin si regjion dygjuhësor) dhe ku shteti mund të jetojë gjatë pa probleme finansiare e ekonomike madje edhe 541 ditë pa qeveri. Me siguri ata nuk e kanë studjuar mirë se Mbretëria e Belgjikës si federatë është shteti më i decentralizuar në botë: tre regjione, gjashtë parlamente, pesë qeveri, tre popuj konstitutiv si valonët, flamanët dhe një minoritet gjerman, ndër 10 shtetet më të forta ekonomikisht në botë dy deceniet e fundit etj. etj.

Ajo që i ka mbajtur të bashkuara forcat politike pas zgjedhjeve parlamentare në vigjilje të formimit të qeverisë ka qenë forca bashkuese e mbretit. Kështu në krizën më të madhe për formimin e qeverisë  në vitin 2010 mbreti Alberti i II për 541 ditë konsultimesh emroi madje 9 mandatarë (me fjalorin tonë) dhe atë:  Bart De Wever- ( fitues i zgjedhjeve me 37 % te flamanët por pa mandate të mjaftueshme të bëjë qeveri) si informator ,   Elio di Rupo, (fitues  I zgjedhjeve me 33% te valonët) si  preformator, André Flahaut и Danny Pieters, si mediatorë, sërish  Bart De Wever kësaj rradhe si sqarues pastaj Johan Vande Lanotte, si lehtësues,,Didier Reynders, si informator, Wouter Beke,si mediator dhe në fund sërsih Elio Di Rupo si formator.  Vendi kishte dy alternativa: të bëhet qeveri ose të shkohet në zgjedhje të reja që nuk ishte mirë.

Vendi atëherë kishte problem të mëdha sepse Bart De Wever, fitues te Flamanët që janë shumicë në federatën belge në platformën e tij parazgjedhore kishte paraparë ndryshime institucionale, gjegjësisht konfederate e cila për valonët ishte e papranueshme.  Pasi ishte e pamundëshme federata të ndahej në dy shtete për shkak të pozitës së Brukselit ku vendi është I flamanëve dhe shumicë janë valonët frankofonë. Në këtë rast  mbreti Albert II  nuk lejonte zgjedhje të reja, dhe  partite politike për 541 ditë dialog rreth temave shumë të rënda siç ishin finansimi I regjioneve, decentralizimi I mëtejmë I federates, finansimi I buxhetit qendror etj, u dakorduan që për së pari here kryeministër I qeverisë federative pas shumë decenieve të bëhet frankofoni Elio Di Rupo, fitues te valonët.  As Elio Di Rupo nuk mërzitej mos ta turpërojë  para popullit të tij Bart De Wever me shumicë flamane por as Bart De Wever mërzitej shumë poqese valoni Elio Di Rupo do të merrte përgjegjësinë si pakicë zgjedhore të bëjë qeveri të shumicës. Pra, që në fillim për nacionalistin flaman Bart De Wever si fitues flaman nuk ishte me rëndësi a do të bëhet ai kryeministër por a do të pranohet platform e tij parazgjedhore për ndryshime institucionale.

Praktika e jonë në Maqedoni e dhënies së mandatit ka qenë gati e ngjajshme me atë belge në vitin 1992 falë tolerances politike të shqiptarëve  të përfaqsuar nga koalicioni PPD-PDP. Pasi ra qeveria eksperte ku ideator I saj ishte Gligorov, duhej bërë qeveri politike. Partia e cila e kishte shumicën e votive  VMRO-DPMNE(39 deputetë) e udhëhequr nga Lupço Georgievski nuk mundte të bëjë qeveri pa PPD-PDP-në. Lupço kishte vendosur mos i merr shqiptarët në  qeveri sepse tërë fushatën e kishte bërë me retorikë antishqiptare, pjesën më të madhe të së cilës e huazoi Gruevski në zgjedhjet e fundit. Ai e ktheu mandatin.

Kryetari Gligorov në bazë të kushtetutës mandatin ia dha  SKM-PDP (Lidhja e komunistëve të Maqedonisë-Partia për transformim demokratik) ose LSDM e sodit me 33 deputetë me mandatar Petar Goshev. Ky I fundit nën presionin e nacionalistëve maqedonas e ktheu mandatin se nuk pranon të formojë qeveri me ministra shqiptarë! Sipas kushtetutës Gligorov u deshtë mandatin t’ia jep Nevzat Halilit, kryetar I PPD-së. Gjatë kohë, shkruan Gligorov në memloaret e tij “Maqedonia është gjthë çka kemi” u mendova si do të pranohet nga opinioni maqedonas poqese mandatin ia jap PPD-së. Mund të kem gabuar, shkruan ai, por kjo nuk do të pranohej mirë.

Ndodhi presedani: Gligorov mandatin sërish ia kthen SKM-PDP-së me mandatar të ri Branko Cërvenkovski, për të cilin shkruan ai se ka qenë tepër i ri dhe pa përvojë.

Një dilemeje të këtyre ditëve : a është e mundur të bëhet qeveri me mandatar maqedonas e kryeministër shqiptar mund ti përgjigjem kështu: poqese “pajtimi gjithëshqiptar” nuk është falso dhe poqese Sela dhe Kasami ia kanë “dhënë qesen” e shtëpisë Ali Ahmetit atëherë ai duhet të veprojë ashtu që as Nikolla e as Zorani mos kenë sukses si mandatarë dhe rradha ti vijë BDI-së (jo Alisë si i përfshirë në dosjen Magjar Telekom). Në këtë rast poqese VMRO-DPMNE me të vërtet e respekton parimin fitues me fitues do ta përkrah qeverinë e BDI-Rilindja për shqiptarët-PDSH-VMRO-LSDM me kryeministër që do ta propozojë BDI e i cili ma merr mendja se duhet të jetë shqiptar i aftë, të cilët i kemi mjaft në numër, siç u shpreh Kasami.

Pra, kështu dilema a të shkohet në zgjedhje të reja pa nevojë zgjidhet menjëherë dhe “qeveria gjithëshqiptare” dhe “gjithëmaqedonase” kështu e vazhdon mandatin e PSP, sjell ligjet e kërkuara nga PSP, shpall vendin  një njësi zgjedhore dhe i organizon zgjedhjet e reja dhe kështu  vendi i ikën krizës për të cilën ishte tepër i brengosur lideri udhëheqës i Tryezës gjithëshqiptare.