KRYEPROKURORI BEKA: PËRGJIMET NUK DO DUHEJ TË PUBLIKOHESHIN

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, konsideron se janë shkelur dispozita ligjore me publikimin e përgjimeve të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.

Beka ka deklaruar se masat e fshehta me dispozita ligjore nuk guxojnë të dalin në publik.

“Unë kam dëgju që është bërë një kërkesë për ndalim, dhe mua më ka habit Gjykata me çfarë baze e ka hedhur poshtë. Mendoj se dikush ka përgjegjësi penale për publikimet dhe ende habitem pse nuk është ndaluar publikimi i tyre”, ka thënë Beka.

Ai ka shtuar në emisionin Komiteti në rtv Dukagjini, se cilido person ka të drejt mbrojtje, “sepse ligji vet e ka mbrojt”.