Kryet Nevzat Bejta investime ne infrastrukturen e komunes se Gostivarit

 

 

Në rrugën regjionale që lidh qytetin e Gostivarit me fshatin Turçan i madh, është bërë ndërtimi i trotuarit, zgjerimi i rrugës si dhe instalimi i ndriçimit publik.

Për të inauguruar investimin, në terren doli kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani.

Turçani i Madh, tha kryetari Nevzat Bejta, tashmë është shndërruar një paralagje e bukur e qytetit dhe ne si Komunë jemi duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme.

Gjithashtu Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani qëndruan në fshatin Llakavicë dhe bashkë me banorët lokal inauguruan katër rrugica të shtruara me pllaka bekatoni.

Në prononcimin për mediat, kryetar Bejta vuri në dukje që në fshatin Llakavicë janë realizuar shumë investime dhe do të vazhdohet të investohet me qëllim që banorëve tu krijohen kushte sa më të mira për jetesë dhe për zhvillimin e ekonomisë familjare.