Kryetari Ahmeti: BDI jo vetëm fitimtar, por edhe vendimtar

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij në tubimin e Forumit rinor të BDI-së në Çair tha se, “këtu nuk ka shumë funksonarë, janë disa funksionarë, ministra”… sepse, “vendin ua kanë lënë të rinjve dhe rinia është në qendër të vëmendjes si bartëse e procesve në vijim”.

“Kjo rini ka përgjegjësi të mëtejmë dhe kjo rini që duhet të vazhdojë me këmbëgulësi… Jeni dhe do të keni përkrahjen e BDI-së, ne jemi ata që do ju qëndrojmë pas, që në çdo kohë të ecni përpara, me laps dhe dije. Ne asnjë moment nuk do devijojmë nga përcaktimet tona, përcaktimi i idales për një të ardhme më të mirë”, ka thënë numri një i BDI-së Ali Ahmeti.

“Duhet të besojmë se këto vlera nuk kanë ardhur nga qielli, këto vlera janë ndërtuar me gjak, me sakfirica dhe sigurisht si të tilla do mbeten mbi tokë sa të jetë toka e jeta. Ajo që ndërtohet me gjak nuk shlyhet asnjëherë”, ka theksuar.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti madje ka shtuar se “ne fitimtar padyshim se jemi, por të jemi edhe vendimtar”, sepse siç shtoi, “një mandat i fortë na mundëson mundësi të mëdha, për zbatim dhe implementim të gjithë platformës sonë të BDI-së”.

“Nuk do na mjaftonte vetëm fitorja, por të triumfojnë shqiptarët dhe ne përherë kemi qenë dhe do mbetemi njerëzit jo vetëm më të fortët, por edhe më të mirët, sepse populli na ka bërë të fortë dhe duke ndërtuar këto vlera ne në vazhdimësi do jemi në drejtim të duhur të të gjitha procesve”, ka thënë Ahmeti në fjalimin e tij para rinistëve të BDI-së në Çair të Shkupit.