Kryetari Ahmeti në Dibër: Liria dhe barazia janë koncepte filozofike që duhet realizua

Sonte para qytetarëve të komunës së Dibrës është shfaqur lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili para të pranishmëve ka folur mbi konceptet që partia e tij ka vënë si prioritet në mandatin e ardhëshëm.
Qëndrimi bashkë dhe krah njëri tjetrit paraqet solidaritet unitet dhe kjo është fryma edukata që ne kemi përcjellë në BDI ne duam ndryshimin ne nuk duam pengimin gjithmonë e kemi kuadrot në kërkim të vlerave sepse vlerë e BDI se po shkon e bashkon breza që kanë punuar e kontribuar në faza të ndryshme të historisë, kështu e ka nisur fjalimin e tij z. Ahmeti para dibranëve derisa ka thënë se liria dhe barazia janë koncepte filozofike që duhet realizuar në të ardhmen.
Të nderuar të pranishëm si koncept filozofik është duke u diskutuar liria dhe barazia, sigurisht që janë koncepte dhe njerëzit mund të debatojnë analistët mund të japin mendimet e tyre por të jesh analist e publicist nuk është si veprimtarë apo në konceptin e intelektualit se dallojnë, prandaj liria dhe barazia duan trajtim serioz edhe në vendet e shtetet kombëtare barazia nuk është e plotë ka klasa që dallojnë por vendin tonë a jemi të barabartë si dy shoqëri nuk jemi dhe duhet pranuar nuk mund të jesh i barabartë me një shoqëri që para 60 viteve ka shfrytëzuar beneficionet e shtetit me kuadro e me infrastrukturë ku ka qenë e dominuar dhe mungesa e lirisë ka pasur pasoja edhe në drejtim të thellimit të pabarazisë që ka ndikuar që ne të kërkojmë lirimë dhe tani të përpiqemi në drejtim të barazisë së plotë brenda shtetit prandaj shtrohet si detyrë që njerëzit tanë në progres gjeometrik të specializojmë në progres të arsimohemi të kualifikohemi, në zonën e Tetovës kërkohen njerëz në fusha të ndryshme e na mungojnë por me një qasje duhet bërë e duhet analizuar se cilat shkolla duhet ngritur, ky standard në Europë ka moti kohë që praktikohet, nuk mund të jemi pjesë të Europës pa investime e pa hapje të vendeve të punës, ka shtuar më tej Ahmeti derisa ka thënë se përkrah shumë investitorët vendorë gjithashtu.
Kryetari Ali Ahmeti: Do i bie tavolinës dhe do ta shqyej nëse e do nevoja
Do i bie tavolinës dhe do ta shqyej nëse e do nevoja, sepse ka do punë që kërkojnë konsensus. Ne kemi punuar me shumë miq, kam bërë një sërë takimesh me palën greke, Bruksel e Uashington sepse ky problem është shumë emocional, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke aluduar në kontestin e emrit që ka vendi me Greqinë.
Ai në vazhdim thotë: “Jam idhtarë të përkrahim investitorët vendas sepse na sigurojnë një stabilitet të qëndrueshëm sepse i takojnë vendit këtu e shohin përparimin dhe prodhimin e të mirat materiale dobia mbetet këtu për ne, ne forcojmë paqen e stabilitetin një nga shtyllat sigurinë se qytetari kërkon siguri për funksionim të shtetit si duhet, ka akoma për t’u bërë sa i takon paqes nuk mund të kemi një rajon të paqtë nëse brenda rajonit ka vende pa zgjidhur konteste që kërkojnë zgjidhje emergjente e vendi ynë ka probleme të pazgjidhura me vendet fqinje me Serbinë, Bullgarinë e Greqinë, ne kemi kontribuar edhe në të ardhmen që këto konteste të marin drejtim të zgjidhjes se na pengojnë në proceset euroatlantike, ne kemi punuar me shumë miq që një zgjidhje e tillë të arrihet, kam bërë takime me palën greke edhe në Bruksel e Uashington sepse ky problem është shumë emocional e nuk ka racionalitet besoj që ky le të jetë një mandat që të reflektojë tek palët që të zgjidhim problematikat, me rëndësi është që të gjitha këto sherre të mbyllen me pajtueshmëri se kemi një rajon më të sigurtë, duke qenë një konflikt vendet në rajon rezikohen, punët nuk janë të ndara se gjithë rajoni përpiqet të jetë pjesë e Nato-s e BE, si kemi investime deri më tani dua të theksoj se si tërësi ne jemi të angazhuar e duke punuar që problemet të marin drejtim të mbarë, gjithashtu na duhet arsim cilësorë, na duhet të përmirësojë infrastrukturën koha i kërkon sepse njerëzit janë më detyrime të ndryshme kanë fëmijë e si do trajtohen ata, unë mendoj dhe ju siguroj që gjërat do ecin në drejtim të mirë se BDI duke filluar nga Struga e në Likovë ka kuadro ka njerëz të cilët mendojnë dhe punojnë në kokat e tyre, ka thënë mes tjerave Ahmeti.
Në një konferencë në vitin 2005 mbaj mend një fjalim të Ylli Popës kryetarit të akademisë së shkencave të Shqipërisë ku gjatë fjalimit thotë:
Kufitë e Shqipërisë deri në Deve Bair të gjithë u habitën se kryetari i akademisë së shkencave të thotë ashtu e pas disa sekondave tha kufijtë e Maqedonisë janë në Durrës, pra me rëndësi është mesazhi dhe opinioni e paraqiti shumë mirë për kandidaturën e Brankos nuk është me rëndësi vota sa me rëndësi porosia se në këtë vend ka shqiptarë krishterë që me dhunë e masakra i kanë dëbuar e pushkatuar dhe ne duhet të jemi ata që zgjasin dorën e përkrahin komunitetin, Zoti ka bërë krishterë musliman hebrej budist etj, nuk mund të ketë parajsë vetëm për muslimanet por për njerëzit e mirë, nuk kemi nevojë të meremi me ata që na shajnë ne kemi punën tonë e programin tonë, unë boll hallet e mia i kam dhe nuk kam kohë të mendoj cfarë mendojnë tjerët se si do i kryejmë obligimet që i kemi përpara, ka përfunduar kështu fjalimin e tij z. Ahmeti.
Ruzhdi Lata: BDI për Dibranët është një Naim Frashëri i madh
Ndërkohë, kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata tha në tubimin në këtë qytet se është një nder i veçantë, respekt, konsideratë që bashkërisht t’u dëshirojmë mirëseasdhje kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e vet.
“BDI për ne dibranët është një Naim Frashëri i madh që i ofron shoqërisë gjithçka dhe BDI i ofron gjithçka. Në Dibër u ndanë subvencione mbi 500 mijë euro për ata që punojnë tokën, punësime…Andaj si BDI sonte dalim para jush faqebardhë sepse kemi çka themi, kemi ku thirremi, kemi vepra konkrete që ju i shihni. Edhe inevstimet kanë filluar, e kemi fabrikën e ujit më të madh në Ballkan. Ai që punon nuk merret me të tjerët”, ka thënë Lata më tej.
Bekim Neziri: Ahmeti ka vizion kombëtarë
Shefi i shtabit qendror të BDI-së Bekim Neziri ka folur në tubimin në Dibër mbi aktivitetet që presin partinë e tij.
“Jemi dëshmitarë se lideri Ali Ahmeti në kontinuitet që nga viti 2002 mundohet të trasojë një politikë, vizion që është kombëtar, zgjedhje fer dhe demokratike, por jeni dëshmitarë se në kontinuitet vetëm disa muaj paraqiten partitë të vogla që kanë një qëllim, të shpërndahet vota shqiptare dhe kështu dobësohet pozicioni politik i shqiptarëve në Maqedoni. Vallë kush i detyron këto subjekte që para disa muajve të aktivizohen dhe gjoja ia duan të mirën shqiptarëve”, ka thënë Neziri në tubimin në Dibër.
Neziri tha se dje ishim në Kumanovë, dhe siç shtoi, “u pritëm nga një numër i madh i simpatizantëve të BDI-së përplot me aktivistë dhe simpatizantë të Ali Ahmetit”.
“Disa pesona dukë përdorur tragjedi familjare që janë të respektuar në BDI për të fituar pikë politike, u munduan ta njollosin tubimin e mbrëmshëm. Ali Ahmeti ishte ai i cili në kontinutet kërkonte që të jemi të qetë, të matur dhe të mos ketë asnjë ekses. Kjo tregon se vizoni i Ali Ahmetit është i lartë me qëllim avancimin e mëtejmë të çështjes shqiptare”, ka shtuar Neziri.