Kryetari Ahmeti në Kërçovë: BDI është vlerë e ndërtuar nga ju

Sonte në takim me banorët e Kërçovës ka qëndruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar me bartësit e listave në njësitë zgjedhore në Maqedoni si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte sërish tha se shqiptarëve nuk ju duhen shumë parti sepse dëmtohet vota shqiptare. Shqiptarëve ju duhen dy parti.
“Në politikë ska mëshirë, kokra për kokër andaj ne kërkojmë mandat të fortë edhe këtë mandat e kërkojmë prej shqiptarëve” tha Kryetari Ahmeti.
Në takimin e mbajtur me banorët e Kërçovës, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, potencoi që: “përpjekjet e vazhdueshme të BDI-së kanë qenë në rritjen e cilësisë së arsimit të gjeneratave të reja“.
“Për universitetet që kemi krijuar krenohemi por duhet të punojmë që ato t’i ngrisim në nivelin ndërkombëtar. Gjërat që i kemi bërë, nuk i ka bërë Bashkimi Demokratik për Integrim, por qytetarët. Sepsa ato besimin ua dhanë një subjekti politik për të realizuar idealet dhe qëllimet e tyre. BDI është vlerë e ndërtuar nga Ju, dhe si vlerë e ndërtuar kombëtare duhet ruajtur, sepse duke ruajtur këtë vlera që do t’i shërbejnë të ardhmes”, tha Ahmeti.
Kryetari Ahmeti në fjalimin e tij ka prezentuar edhe bartësit e listave për deputet.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte tregoi se pse ka zgjedhur Artan Grubin si bartës liste në zonën 1 zgjedhore. Ai tha se pa gjakovar nuk bën të dilet në zgjedhje. Edhe pse gjakovarët kanë ardhur para 150 viteve në Shkup ne sërish e zgjodhëm.
Ahmeti gjithashtu prezentoi të gjithë bartësit e listave duke treguar se ka edhe ish luftëtarë si bartës liste.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte tregoi se pse ka zgjedhur Agimin nga Llabunishta si bartës liste në zonën pesë zgjedhore. Sipas Ahmetit Llabunishta gjithmonë ka fituar, dhe Llabunishta e ka fituar edhe Strugën, andaj edhe ne ia kemi borxh që këtë rradhë ta përkrahim Llabunishtën.
Ne jemi përballë me sukses deri më tani, ne kemi bërë punë të mira me miq., kemi miq nga Amerika e BE-ja, nga Tirana e Prishtina, dhe jemi të respektuar gjithandej dhe skemi punuar me hile. Kemi punuar me nder dhe jemi faqebardhë.