Kryetari Ahmeti në Labunishtë, Agim Shaqiri: BDI, arsyeja pse këtu flitet shqip

Ali, BDI Labunishta është me ty. Kjo ishte thirrja euforike që u dha në pritjen madhështore të organizuar për BDI-në dhe liderin Ali Ahmeti në Labunishtë. Sheshi i stërmbushur me njerëz, atmosferë festive dhe emocione përshkuan këtë skaj të Strugës. Ahmeti në Labunishtën e Agim Shaqirit porositi se unitetin e shikon në mesin e banorëve të këtij vendi dhe pikërisht ky vend do tregojë se si fitohet mes unitetit të votës.
“Nuk kam ardhë të tregoj se çka kemi bërë, kam ardhur t’i gëzohem bashkë me ju këtij uniteti. Kam ardhur këtu, të ju them të rinjve që aq bukur flisni gjuhën e nënës, të pleqve që kam takuar mes jush, gjuhën shqipe. Të ju them se pos Universitetit të Tetovës, kemi hapë edhe një në Shkup ashtu siç deshën ata pleqtë e moçëm nga ky vend. Ju porosis se nuk do zhgënjeheni. Keni përkrahjen kurse ne kemi mision të cilin bashkë me Agimin do ta vazhdojmë më tej drejt realizimit. Kam ardhë këtu të ndaj edhe një çështje. Që t’i ulni ata që nuk janë me shumicën, pra me BDI, që të bashkohen me ne pasi ne kemi mision fisnik të cilin e ka ndihmuar edhe Zoti pasi ne jemi në drejtim të mbarë dhe në rrugën e mbarë drejt qëllimeve dhe aspiratave që i kanë trasuar të parët tanë”, tha z.Ahmeti.
Nikoqiri Agim Shaqiri, bartës për BDI i listës për njesinë zgjedhore nr. 5, para bashkëqytetarëve të tij tha se BDI dhe kryetari Ali Ahmeti janë arsyeja që mundësoi të flitet shqip në Labunishtë.
“Kryetari Ali Ahmeti në çdo tubim, në veçanti dhe me krenari ka folur për Labuinishtën dhe askund nuk jemi ndjerë si me ty (Ali Ahmeti)
Ne si banorë të Labunishtit do të investojmë në politikë dhe këto zgjedhje duhet të kenë një rëndësi të veçantë për të gjithë ne. Pikërisht nga Labunishta është edhe bartësi i njësisë tonë. Jam i bindur se para jush qëndron djali juaj, shoku juaj, bartësi i listës për këtë njësi.
BDI në veçanti lideri Ahmeti janë arsyeja pse në Labunishtë janë mbledhur kaq njerëz. BDI dhe Ali Ahmeti është arsyeja pse sot mësohet shqipja në Labunishtë. Unë dëshmoj se jemi pjesë e familjes së madhe shqiptare në Maqedoni” , tha z. Shaqiri para labunishtasve.
Ndërsa Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri, rikujtoi banorët e Labunishtit se si është vendosur që pikërisht ky vendbanim ta ketë edhe bartësin e listës nënjesinë zgjedhore nr 5.
“Kur bëheshin listat, kryetari më tha qartë se vendi i parë është i rezervuar për labunishtasit. Mendova se a është i duhuri, ky vendim? Por duke parë se si jeni mbledhur këtu, e them bindshëm se ky vendim është më se i duhuri që e ka bërë kryetari Ahmeti. Përcilleni edhe te ata që nuk mundën të vijnë këtu që nga sonte të afrohen me liderin tonë, me Agimin dhe me BDI-në që ta votojnë BDI-në”, tha Neziri para një numri të madh banorëve të kësaj ane.
Pritja madhështore që iu bë Ahmetit dhe BDI-së në Labunishtë, përmbylli ditën edhe një ditë të stërmbushur me aktivitete të fushatës të zhvilluara nëStrugë dhe rrethinë.