Kryetari Ahmeti në Zhelinë: BDI nuk bën fabrika, BDI krijon kushte për fabrika

Në takim me banorët e komunës së Zhelinës sonte ka qëndruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga shefi i shtabit qendrorë Bekim Neziri, deputetja e zonës VI-të Nora Aliti si dhe kryetari i komunës së Zhelinës.
Në këtë takim para të pranishmëve kanë folur Ahmeti, Izairi, Neziri dhe Aliti duke elaboruar situatën politike dhe zgjedhjet e parakohëshme parlamentare përfshirë këtu edhe nevojën për të votuar BDI-në.
 
Fatmir Izairi: Investimet që shihni në Zhelinë kanë vulën e Ali Ahmetit
Sot nuk do flas për projektet e realizuara për dy arsye pasiqë këto janë zgjedhje parlamentare dhe po të flas ju vini nga gjithë ata vendbanime dhe do duhej shumë kohë sepse me të vërtetë janë të shumta në numër, ajo që do doja të shtjelloj sot si një temë është brengë që të jetë më e qartë dikush thotë se projektet në komunë janë të realizuara nga pushteti lokal duke dashur të minimizojë nënvlerësojë punën e subjektit dhe qeveritarëve, dëshmitarë jeni të gjithë sot që këtë vit edhe 300m përfundon rruga e tetë me rradhë në komunën e Zhelinës, kështu që janë investime diku rreth 1 milion e gjysëm euro, është shprehur mes tjerave Fatmir Izairi kryetar i komunës së Zhelinës.
Nora Aliti: BDI sfidoi krizën duke realizuar investime kapitale
Ky mandat ka qenë një ndër mandatet më të vështira që njeh parlamentarizmi në histori, fjalët e eurointegrimit u zëvendësuan me bojkot, krizë politike e rëndë, incidente etj, edhe në këto rrethana BDI arriti të realizojë shumë projekte kapitale, nuk i them këto për të lavdëruar por si dëshmi se sa e madhe është BDI përballë sfidave më serioze që ka parë ky shtet, për këtë arsye jam me besim të plotë se më 11 dhjetor qytetarët do zgjedhin me mencuri, jam akoma më besim plotë se dhe dalja në zgjedhje do jetë akoma më masive, është shprehur në vazhdim deputetja Nora Aliti.
Bekim Neziri: BDI në krye me Ali Ahmetin nuk njeh humbje nga viti 2002
Që nga data 3 shtator i vitit të kaluar Ali Ahmeti dha vizë jeshile për pregaditjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare,anketa të ndryshme që organizohen nga shoqata dhe parti politike apsolutisht tregojnë se BDI do jetë fitues tek shqiptarët por ne të shtabit qendrorë dëshirojmë që më 11 dhjetor të sfidojmë rezultatin e 2014 së paku një votë më tepër se viti 2014, që tregojnë se sa është një subjekt serioz, komponenta serioze e parë është struktura e një subjekti politik, si jemi sot në Zhelinë ka edhe 33 degë në nivel republikan, për të fituar duhet të kesh platformë zgjedhore që ju mungon partive tjera. Edhe në Kosovë e Shqipëri ndrohen partitë, i vetmi subjekt politik falë mencurisë dhe vizionit që nuk njeh humbje nga viti 2002 është BDI në krye me Ali Ahmetin, data 20 nëntor është konventa e BDI në Shkup dhe apeloj që në mënyrë të organizuar e familjare të drejtohemi nga 20 nëntor se jemi gati të sfidojmë fitoren e madhe, është shprehur Bekim Neziri.
Ali Ahmeti: Ne nuk jemi sehirxhi e të ngrohemi në zjarin që është ndezur nga kriza politike në vend, ishim e vetmja palë që komunikonim me të gjithë
Gjërat duhet thënë ashtu si janë dhe shihen me popullin nuk duhet pasur dyfytyrësi e hipokrizi, do doja që të bëjmë një bisedë shumë të hapur me ju këtu pa pretenduar se kemi kryer të gjithë punët dhe obligimet që kanë dalë nga platformat e tha mirë deputetja Aliti mbi zhvillimet e fundit në vend që jemi ballafaquar me krizë të thellë politike me përplasje të fuqishme dhe BDI u vendos në një situatë se a do përveshë krahët që të punojë për zgjidhjen e problemeve dhe futjen në binar të situatave drejt zgjidhjeve, sigurisht që janë bërë analiza të shumta dhe përfundimisht vendosëm që ne nuk duhet të jemi sehirxhi e të ngrohemi në zjarin që është ndezur, duhej të kontribonim dhe punojmë me miqtë ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar dhe janë pjesë e zhvillimit të proceseve duke investuar shumë në kuadro dhe ngritje të institucioneve përfshirë nga ato komunale deri në ligjvënëse, vendosëm se jemi pjesë e këtij vendi se po të shkonte keq do pësonin shqiptarët dhe ekonomia do bllokohen punët edhe për ne do vuanim edhe ne andaj vendosëm të sakrifikohemi por ama e gjejmë zgjidhjen dhe të jemi pjesë e saj, ishim e vetmja palë që komunikonim me të gjithë, nuk kemi investuar të bëjmë armiq, vetëm pajtimi dhe komunikimi na shpien përpara vetëm duke pasur mirëkuptim vendi ecën përpara prandaj as nuk kam sharë maqedonas e as shqiptarë sepse kjo ka qenë zgjidhja më e mirë për gjithë qytetarët në Maqedoni, tani pa dashur të hy në negociatat, ka zëra që na shajnë ne të shajnë se ne jemi përpjekur të dalim zot premtimeve dhe programit asaj platforme se përplasjet nuk na sjellin bereqet, kemi me cfarë paraqitet para shqiptarëve dhe për të parë të sotmen duhet të krahasojmë me të djeshmen si ishim e si jemi, kemi investuar në ngritjen e kuadrove në gjitha fushat, ka edhe shumë për të bërë, për të mirat duhet punojmë shumë se e keqja vjen vet, bashkarisht edhe më tej të punojmë dhe avancojmë punët e mira, BDI nuk bën fabrika, BDI krijon kushte për fabrika, BDI partneritet ka popullin shqiptarë në Maqedoni e urojmë edhe partitë tjera të jenë më të mencura e bëhen bashkë kundër BDI të na fitojnë neve të mos përcajnë shqiptarët sepse përcarja është i dëmshëm për shqiptarët dhe duhet t’i inkuarojmë të dalin si një front kundër neve, le te humbe BDI por jo shqiptarët, ka thënë për fund Ali Ahmeti në takim me banorët e komunës së Zhelinës.