Kryetari Ahmeti: Realizuam universitetet, tani cilësi perëndimore

“Bashkë Vendosim”, sot u shpalos para studentëve të Strugës. Lideri i BDI-së, z.Ali Ahmeti i përcjellë nga Shefi i Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri dhe kandidatë për deputet të njësisë 5, u zotuan para studentëve se misioni për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim asnjëherë nuk do të ndërpritet. Ahmeti gjithashtu tha se tash është koha kur duhet kërkuar cilësi në mësim e mësimdhënie.
“Për të bëmat që kemi realizuar ne si BDI dhe të gjithë ne bashkë gjatë dekadave që kemi vepruar, universitetet, është fakt që universitetet janë hapur me plotë sakrifica, por tani ndodhemi në situata që këto universitete të nxjerrin cilësi, këto të bëhen universitete që të admirohen edhe jashtë kufijve të Maqedonisë. Në të gjitha drejtimet, sot para nesh më nuk shtrohet problemi se ku të shkollohemi, pasi këto çështje tashmë janë përmbyllur ligjërisht dhe nuk diskutohet më për to, por ama tani më ne duhet të punojmë dhe të kërkojmë cilësi në mësim e mësimdhënie, të kërkojmë këtë pasi vetëm kështu mund të hyjmë në garë me Evropën Perëndimore, konkurenca është e ashpër, në aspektit pozitiv, se duke pasur konkurrencë rritet edhe cilësia”, u shpreh, kryetari i BDI-së dhe bartës i listës në njësin 6, z.Ali Ahmeti.
Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri studentëve u tha se BDI do të vazhdojë të jetë e gatshme që çdoherë të ballafaqohet e të ndihmojë studentët pasi ata janë bërthëma e qeliza e kombit shqiptar.
“Me iniciativë të liderit të BDI-së ne sot vendosëm të takohemi me studentët, kjo kërkesë nuk është e rastit, ne dallojmë nga të tjerët. Ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me çdo shtresë të shoqërisë, posaqërisht me bërthamën e qelizën e një kombi siç jeni ju studentët, ju jeni e ardhmja e kombit. Falë politikave të BDI-së, Universitei i Tetovës u legalizua dhe shumë kuadro të dala nga ai tempull i diturisë tashmë janë prijës në të gjitha sferat, falë BDI-së nuk ka qytet ku nëpër shkollat e tyre të mesme nuk ka drejtime edhe në gjuhën shqipe, ajo që është edhe më me rëndësi, BDI nuk u ndal me legalizimin e UT-së, BDI përkrahu edhe hapjen e universiteteve private, gjithashtu këtu nuk u ndalëm, këtë vit, pa asnjë problem, falë politikave të Ali Ahmetit arritëm të themelojmë edhe Universitetin e dytë shqiptarë, Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup” u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri.
BDI pas takimit dhe bashkëbise