Kryetari Ahmeti: Të gjithë të kontribuojnë për zgjedhje të mbara

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur Ambasadorin e ri të Italisë në Maqedoni, z. Karlo Romeo.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Romeo bashkëbiseduan për situatën politike dhe zgjedhjet e 11 dhjetorit, reformat si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Kryetari Ahmeti sqaroi pikëpamjet e BDIsë për zgjedhjet e 11 dhjetorit duke apeluar deri tek të gjitha palët pjesëmarrëse të japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Kryetari Ahmeti ripërsëriti qëndrimin që sundimi i ligjit dhe reformat sistemore janë pjesë përbërëse e programit të BDIsë bashkë me barabarësinë e tërë qytetare dhe ekonomike.
Lideri Ahmeti ftoi Italinë zyrtare që të vijoj me mbështetjen për procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE që do të mundëson stabilitet të mbrendshëm, siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillim ekonomik/antpress