Kryetari Ahmeti uron Trampin: Miqësia shqiptaro-amerikane e përjetshme

Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë përkrahësve dhe anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal t’i uroj presidentit të sapozgjedhur amerikan, z. Donald Trump, fitoren në zgjedhjet presidenciale me uratat më të sinqerta për presidencë të suksesshme dhe thellim të miqësise dhe bashkëpunimit strategjik në drejtim të realizimit të qëllimeve tona të përbashkëta.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lider global i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut si dhe promotor i vlerave të solidaritetit, andaj dhe shpreh bindjen time që presidenti i zgjedhur do të vijoj rrugën e promovimit të këtyre vlerave në botë bashkë me rrugën e shtruar shekullore të miqësisë shqiptaro-amerikane.
Vendet e Ballkanit perendimor si dhe shqiptarët në përgjithësi ndajn të njejtin synim me SHBAtë, atë të demokratizimit dhe integrimit euroatlantik të vendeve tona kështu që partneriteti jonë në drejtim të realizimit të qëllimit të përbashkët do të vijoj pandërprerë.
Gjithashtu, më lejoni ju lutem të uroj edhe Zonjën Hillary Clinton për fushatën dinjitoze, si dhe ti shpreh  mirënjohjen e thellë të komunitetit tim për kontributin e madh të familjes Clinton për paqën dhe stabilitetin në rajonin tonë.