Kryetari Bilall Kasami takohet me Ambasadoren OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion i përbërë nga anëtarët e Kryesisë Qendrore Bejtulla Demirin dhe Blerim Sejdiu, ka realizuar një takim me Ambasadoren e OSBE-së në Shkup Nina Suomalainen.

Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të ditur se koha është që partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.