Kryetari Bilall Kasami takohet me Ambasadorin e Polonisë, Jacek Stefan Multanowski

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Polonisë, Jacek Stefan Multanowski.

Me këtë rast Kryetari Kasami e njoftoi Ambasadorin  me aktivitetet e Lëvizjes BESA, si dhe bisedoj lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe me kontributin që e jep BESA në demokratizimin e vendit. Ai po ashtu ripohoi se për BESËN është e rëndësishme të formohet qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe euro-integrimeve.

Përveç kësaj, Kryetari Kasami, ritheksoi se për Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së demokratizimit të shtetit dhe funksionalizimit institucional.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.