Kryetari Bilall Kasami takohet me Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka

Sot, kryetari i Lëvizjes BESËS, Bilall Kasami, është takuar me Ambasadorin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, z. Fatos Reka në selinë e BESËS në Shkup.

Ky takim në frymë miqësore është në vazhdën e informimit të ndërsjelltë për akualitetin politik në vend. Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë shprehur qëndrimin se Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar për daljen e vendit nga kriza politike, dhe kthimin në agjendën e integrimeve euro – atlantike, ndërsa Platforma “Ridefinimi” për këtë është një zgjidhje ideale politike.

Të dyja palët u dakorduan që takimet e këtilla miqësore dhe në frymë pozitive të vazdhojnë edhe në të ardhmen.