Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka realizuar takime pune me ambasadorin e Holandës në Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka realizuar takime pune me ambasadorin e Holandës në Maqedoni, W. Plomp.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Wouter Plomp kanë bashkëbiseduar për procesin e organizimit dhe mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor, detyrat e Qeverisë së re si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE bashkë me zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari Ahmeti tha që prioritetet e ardhshme të qeverisjes me doemos duhet të janë zgjidhja e çështjes së emrit që mundëson integrimin euroatlantik, sundimin e ligjit dhe reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar bashkë me barabarësinë dhe zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe.

NATO mbetet prioritet i pashmangshëm i kryetarit Ahmeti dhe i BDI-së, prandaj dhe do të angazhohemi për ti realizuar qëllimin e përbashkët me komunitetin ndërkombëtar.